3378478_1324_collage_2017_11_20_4_

“Ishulli i seksit”, agjensia ofron pushime ku përfshihen drogë, alkool dhe prostituta

Pushimet nuk kanë qenë asnjëherë më të kompletuara si në këtë vend.

Ekziston një ishull në të cilin turistët mund të relaksohen, hanë pinë madje dhe të bëjnë seks me femrat e hijshme të eskortës. Paketa turistike “All inclusive” ofruar nga agjencia “Good Girls Company” për ishullin “Sex Island” starton me rastin e ardhjes së Vitit të Ri. Kjo paketë turistike, për vetë natyrën e saj ka ngjallur polemika dhe kritika të shumta.

Pavarësisht kësaj, sipas tabloidit “Mirror”, kompania do organizojë pushime, ku përfshihen ushqimet, pijet, droga, alkooli dhe mbi të gjitha seks i palimituar.

Momentalisht nuk ka më shumë detaje rreth këtyre pushimeve, të cilat fillimisht ishin parashikuar të zhvilloheshin fundin e nëntorit në brigjet e Kartagjenës, në veri të Kolumbisë. Por autoritete vendase kanë lajmëruar arrestime nëse ndodh diçka e tillë në vend. Për këtë arsye, organizatorët kanë zgjedhur një tjetër destinacion në Karaibe, vendodhja e të cilit akoma është mister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *