Shpend-Ahmeti-seanca-e-kuvendit-komunal-prishtine-foto-ridvan-slivova-05-e1475148298616-780x439
Telegrafi.com

Shpend Ahmeti: Edhe me pneumoni shkova në debate, të tjerët po ikin për një dhimbje dhëmbi

Kryetari në detyrë i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me Pneumoni apo siç njihet si sëmundja e mushkërive.

Ahmeti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se mjekët i kanë sugjeruar të shtrihet në spital.

Këtë Ahmeti e ka bërë si shpjegim ndaj kundërkanditatit të tij Arban Abrashit, që sipas Ahmetit ka munguar në debat për një dhimbje dhëmbi.

Postimi i plotë:

Gjatë fushatës për 22 tetor jam diagnostifiku me Pneumoni. Mjeket me kanë sygjeru me pushu i shtrirë pesë ditë dhe kam qene në infuzion ditor në Urgjencen e Prishtinës (po funksionojne mire tash dhe ka dëshmi). Nuk jam shtri dhe kam dalë në debate, 1 kundër 6 me 1/7 e kohës sepse nuk ju iki as debateve e as ballafaqimeve edhe kur janë të padrejta. Sepse kemi cka me tregu!
Tash 1 me 1, kundërkandidati për dhimbje dhëmbi po tërhiqet dy javë.
Ska problem, ne jemi këtu.
Kemi çka me tregu, edhe për neve po besa edhe për juve! /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *