unnamed-41-780x439

Reshitaj: Po punojmë që ta ndërpremë përdorimin e thëngjillit në Kosovë

Objektivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, janë plotësimi i kornizës ligjore dhe zbatimi i saj, në fushën e mjedisit, planifikimit hapësinor, ndërtimit, banimit dhe të drejtës pronësore.

Kështu pohoi ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor Albena Reshitaj para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, ku raportoi lidhur me planin dhe prioritetet e Ministrisë të cilën ajo udhëheq.

Ajo si shqetësim paraqiti mos funksionalizimin e plotë të dy agjencive, atë të Mjedisit dhe Kadastrës. Ndërsa tha se meqenëse Kosova vazhdon të përballet me probleme dhe sfida të konsiderueshme të ndotjes së ajrit dhe mungesës së menaxhimit të duhur të mbeturinave, ata do të punojnë në përmirësimin e kësaj gjendje, pasi që po punojnë që të ndërpritet përdorimi i thëngjillit në shkolla dhe biznese, si dhe të bëjnë një menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave, të cilat mund të shndërrohen në gaz, energji dhe ngrohje qendrore.

“Me MASHT jemi duke punuar në drejtim që të arrijmë të ndikojmë në ndërprerjen e përdorimit të thëngjillit në shkolla, për ngrohje gjatë muajve të dimrit. Unë së bashku me ekipin nga ministria kemi filluar të punojmë, të përshpejtojmë ndryshimin e ligjit për nivelin e ndotjes së ajrit dhe përdorimin e mjeteve, të cilat e rrisin nivelin e ndotjes. Kësaj here mendojmë që duhet të krijojmë alternativë për qytetarin, pastaj të marrim vendime. Jemi duke kërkuar mundësi, që të gjejmë alternativa sidomos për ndotësit më të mëdhenj të ajrit në vendin tonë. Gjatë kësaj kampanje sensibilizuese, ne do të kemi dhe disa hapa konkretë, ku do të arrijmë të ndërpremë përdorimin e thëngjillit në disa biznese të vogla, të cilat konsiderojmë në bazë të ekipeve të ekspertëve të cilët janë në terren dhe janë duke i identifikuar, do tu japim një alternativë tjetër të nxe hjes ”, tha ajo.

E kryetari i komisionit Daut Haradinaj tha se shqetësimet e qytetarëve janë të mëdha, sidomos për ligjin e legalizimit.

“Ne do të kemi dhe kërkesa, për shkak se presioni qytetar është i madh, sidomos për ligjin për ndërtimin, ligjin për legalizimin. Ka shqetësime të shumë qytetarëve. Bile kanë arritur në atë shkallë, saqë kërkojnë nga ju ta bëni dhe një marrëveshje mes komunës së Prishtinës dhe ministrisë, që në parim t’i jepni një të drejtë komunës, që të legalizohen ato ndërtime, të cilat janë të blera nga qytetarët”, tha ai.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu tha se ndërtuesi më i madh pa leje është Qeveria, e jo qytetarët.

“Te ne, në periudhën në vitet që i kemi lënë pas shkelësi më i madh, ndërtuesi më i madh pa leje nuk kanë qenë qytetarët, ka qenë Qeveria. Kemi dhe sot ndërtime të shumta që sot bëhen nga ana e qeverisë, të cilat janë pa leje. Ne e dimë që aeroportin e kemi pa leje. Pyetje do të keni se a ka aplikuar për legalizim se është dashur me u legalizuar, po shpresoj që po. Pastaj i kemi autostradat që janë duke u ndërtuar. Për të gjitha këto duhet të aplikohet për leje. Unë e kuptoj që ato janë të interesit nacional, por për çdo ndërtim duhet të shikohet a është në përputhje me planin hapësinor, që mos të punohen punët ad-hoc. Nëse kjo do të zbatohej nga ana e ministrisë dhe inspektoratin e ministrisë suaj, duke bërë presion në ministritë tjera. Atëherë mendoj që hapi i parë i mirë drejt zbatimit të ligjit të ndërtimit ka me qenë ky. Qeveria me shembullin e vet të punojë në zbat imin e Ligjit të ndërtimit”, tha ai.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se gurthyesit janë degraduesit me të mëdhenj të ambientit.

“Gurthyesit në Kosovë janë degraduesit më të mëdhenj të ambientit fatkeqësisht. Duke marrë parasysh që kemi shumë gurthyes afër vendbanimeve. Ata tash përveç shqetësimeve të natyrave të ndryshme për qytetarët, kanë filluar të bëhen shkaktar të dëmeve materiale nga detonimet. Shumë qytetar janë ankuar, sepse ka filluar plasaritja e shtëpive. Desha të iu pyes konkret zonja ministre se çka keni ndërmend me monitorimin inspektimin ose kontrollimin e këtyre gurthyesve”, tha ajo.

E ministrja Reshitaj e cila raportoi para këtij komisioni, ndër gjërat që ajo ka bërë me të marrë postin e ministres, tha se është dhe ndërprerja e një kontrate në vlerë prej 1.5 milion euro.

Këtë ajo tha se e ka bërë me qëllim që të menaxhojë sa më mirë buxhetin, brenda ministrisë, duke mënjanuar kontratat e jashtme të panevojshme, milionëshe.

“Ministria prej 2006 apo 2009, ka pasur një kontratë për aktivitete për hartimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të MMPH. Ka kontraktuar një kontaktues të jashtëm që është marrë me hartimin dhe me mbikëqyrjen e projektet. Duke pasur parasysh se pasi kam marrë në rishqyrtim punën e kësaj ministrie, numrin e punëtorëve dhe profilet tyre, kam kuptuar që kjo ministri përmban diku 70 arkitekt dhe inxhinier, njerëz që kanë kryer profesionet dhe janë të përgatitur për të bërë hartime dhe mbikëqyrje të projekte të ministrisë. E kemi menduar me krijuar një zyrë të brendshme për hartimin dhe projektimin e këtyre projekteve dhe në atë moment kam vendos që ta ndërpres këtë kontratë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *